Solfam është Akademia e Pianos Online e themeluar nga Fatjona Matraku, si një mënyrë për të sjellë së bashku dashamirësit e pianos të të gjitha moshave. 

Në këtë Akademi, studentët do të kenë mundësi të marin mësimet e pianos në linjë, të shohin shfaqje live, të mund të bashkëpunojnë mes tyre, të ndjekin të ftuar specialë apo të këshillohen prej tyre....

"Në kohë të tilla të pasigurta, është e rëndësishme të ndriçojmë ditët tona duke ndarë artin me njëri -tjetrin" Fatjona

Mësuesia

Fatjona Matraku ka nisur mësimëdhënien e pianos prej vitit 2009. 
Përvoja e saj e gjatë i ka mundësuar pozicione të rëndësishme në disa shoqata, shkolla dhe konservatorë në Paris dhe rajonin përreth.
Ajo ka trajnuar një numër të konsiderueshëm studentësh të të gjitha moshave; nga fillestarët deri në profesionistë, duke arritur suksese të konsiderueshme në provime, konkurse e koncerte.
Mësimëdhënja e saj bazohet në pedagogjinë muzikore ruse dhe franceze me një metodë të individualizuar, të përshtatur për shijet, motivimin dhe aftësitë e gjithësecilit student.

Përshtypjet

"Mësuese e shkëlqyer. Shumë e butë dhe shumë pedagogjike. Vajza ime është shumë e kënaqur me mënyrën e mësimëdhënies së saj dhe ne jemi të kënaqur të shohim një përmirësim shumë të dukshëm që kur Fatjona e mëson. "

Elisa

Prind

" ​Fatjona është një pianiste e shkëlqyer dhe muzikante e mrekullueshme. 
Në kontakt me pasionin e saj, me pasurinë e kulturës muzikore, me talentin, kapacitetin dhe padegogjinë që ka, përparimi vjen shumë shpejt. 
Vlerësoj shumë që është kërkuese dhe patjetër durimin që tregon. 
Unë rekomandoj shumë për të gjithë, nga fillestarët deri në të avancuar "

Claire

Student

" ​Virtuoze e pianos, me një rigorozitet të vazhdueshëm, Fatjona di të përshtatet në mënyrë perfekte me nivelin dhe pritjet e ç'do studenti. Humori i saj i përhershëm dhe gjallëria e saj e bëjnë atë një mësuese thjesht TË SHKËLQYER."

Guillem

Student

Kurse piano Online

Mësimet e pianos janë hartuar nga Fatjona Matraku duke përdorur një metodë mësimore të përshtatur për shijet, motivimin dhe aftësitë e secilit student.

Kontaktoni

për një kurs në linjë me pianisten Fatjona Matraku.