Music Through Us  
është një moment virtual kushtuar artit, kulturave.

"Duhet të udhëtosh që të mësosh,"  Mark Twain.
 

Arti, veçanërisht muzika, na lejon të kemi një gjuhë të përbashkët që frymëzon dhe na jep mundësinë të udhëtojmë dhe të zbulojmë tradita dhe kultura nga e gjithë bota edhe në këto kohë kur është pothuajse e vështirë të lëvizësh fizikisht.
Fatjona do të mirëpresë personalitete mbarëkombëtarë për të folur për qasjen e tyre ndaj muzikës, kulturave, traditave, botët e tyre ... në një Talk Show virtual.
  

Mbështetje

Bëhu pjesë e projektit duke mbështetur Fatjonën në rrugëtimin që ka ndërmarë për ti dhënë dritë muzikës, etnokulturës dhe pasurive të pafundme që kemi....

Dhuro

Sezoni I - Trashëgimia kulturore e Shqipërisë Etnike

Episodi 2

Fisnik Ismaili - Liria ka emër 
Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Fisnik Ismaili do të ndajë me ne historinë e tij, që nga fëmijëria e deri në arratisjen nga lufta në Bosnje në 1991. Do të na tregojë për jetên e tij si emigrant, për krijimin e NEWBORN.
Ai do të dëshmojë Betejën e Koshares dhe aktivitetin e tij në këtë betejë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ky episod i dytë është një dëshmi që pasqyron forcën e vendit më të izoluar në Evropë dhe forcën e një kombi që gjithmonë është dashur të luftojë për të drejtat e tij dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe sot e kësaj dite!

Episodi 3

Sami Flamuri 
Bukuria e Malësisë së Madhe në Mal të Zi

Sami Flamuri, një shkrimtar i lindur në Sidnej / Australi por me origjinë shqiptare nga Mali i Zi do të ndajë me ne bukurinë e maleve të larta të Kelmendit nëpër rrugëtimet që dikur bëheshin nga Baroni Nopcsa apo Edith Durham
Ne do të zbulojmë historinë e tij familjare, prej librit autobiografik që ai ka shkruar me vëllain e tij binjak….
Ai do të përshkruajë veçantinë e muzikës dhe valleve të anës së malit e po ashtu anës së detit. Do të na flasi për kostumet, ritet, traditat, ushqimet tradicionale të Shqipëtarëve të Malit të Zi.