Biografia

Fatjona Matraku është një pianiste dhe mësuese pianoje.

Ajo është themeluesja e SOLFAM, Akademi Pianoje në linjë dhe paralelisht Producente dhe Moderatore e reportazheve mbarëkombëtare "Music Through Us".

Fatjona, e konsideruar si një fëmijë "prodige" filloi të luante në piano në moshën gjashtë vjeçare. 
Ajo ka aftësi të jashtëzakonshme në identifikimin dhe mbështetjen e talenteve të reja, hartimin e strategjive në mësimdhënie dhe shoqërimin e studentëve drejt suksesit në shkolla ​muzikore multikulturore.

Fatjona Matraku është gjithashtu një poliglote me një përvojë solide në ndërtimin e marrëdhënieve dhe menaxhimin e projekteve nga konceptimi deri në përfundim. 
Ajo është një mentore transformuese që frymëzon të tjerët për të punuar në mënyrë të pavarur, duke krijuar plane zhvillimi me qëllim rritjen në karrierë.

Aktualisht ajo ndan  kohën e saj midis Ballkanit dhe Francës.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Boeing 104.6” në 
Premium Channel dhe Radio Travel